Islamofobi Shqiperia

Policia dhe prokuroria shqiptare vazhdon ndjekjen e ekstremisteve mirditore

Policia e Rreshenit, repartet e anti-terrorit dhe prokuroria e rrethit gjyqesor Lezhe po vazhdon hetimet ndaj ekstremisteve katolik mirditore pas vandalizimit qe ata ben kunder flamurit turk ne hidrocentralin e Qafe Molles ne Mirdite. Te kontaktuar nga Gazeta Impakt, njesite e anti-terrorit per qarkun ben me dije se hetimet ndaj ekstremisteve po vazhdojne, edhe pse mbreme jane lene ne gjendje te lire.

Akuzat ndaj ekstremisteve katolike shkojne qe nga nxitja e urrejtjes fetare, kundershtim i organeve te rendit, organizim i tubimeve te paligjshme dhe thirrje per tubime me nota raciste dhe terroriste.

Organet e sigurise te kontaktuara tregojne qe prokuroria e qarkut Lezhe ka leshuar nje urdher arresti per ekstremistin Leon Molla i cili fshihet ne France. Dosja po administrohet nga prokurori S. P. Leon Molla i cili tregohet me foton separatiste te Republikes se Mirdites me larte, dyshohet te jete nxitesi i revoltes se dites se djeshme.

Ne ditet ne vijim ceshtja e revoltes anti-muslimane ne Mirdite ka mundesi te kthehet ne incident diplomatik ndermjet Shqiperise dhe Turqise, nese autoritetet shqiptare nuk nderhyjne per zbatimin e ligjit. Organet e OSBE-se dhe ambasadat e huaja ne Tirane jane duke monituar gjendjen dhe shpresohet qe ne ditet ne vijim ekstremisti Leon Molla do te ekstradohet nga Franca per ne Shqiperi per tu perballur me drejtesine.