Policia e Rinasit dhunon aktivisten Margarita Ballco me urdher nga komanda muxhahedine e Manzes

Diten e djeshme me 8 mars 2024 policia e Rinasit ka dhunuar aktivisten anti-muxhahedine Margarita Ballco. Dhunimi ka ardhur pasi Margarita eshte kthyer nga vizita e saj ne Greqi te bashkejetuesi i saj Hasan Heirani. Ne momentin qe ajo ka hyre ne aeroportin e Rinasit me avionin e linjes nga Athina, ajo eshte ndaluar nga policia dhe i eshte kerkuar qe te shoqerohet ne zyrat e policise. Ne ate moment kur mamaja e Margarites ka kerkuar nga policia pse eshte ndaluar vajza e tyre, policia ka arrestuar dy zonjat shqiptare duke i prangosur. Margarita e cila i ka rezistuar shoqerimit pasi ka kerkuar arsye nga policia e Rinasit, eshte dhunuar duke u goditur ne fytyre dhe ne trup.

Krimi i vetem qe kane bere dy zonjat shqiptare eshte vizita e tyre ne Athine e ish-muxhahedinit Hasan Heirani, nje i persekutuar dhe azilant politik, i sjelle ne Shqiperi me armaten muxhahedine ne vitin 2016. Heirani i cili ka tronditur publikun boteror duke i treguar botes krimet kibernetike dhe fashiste qe behen brenda kampit te MEK-ut ne Manze, eshte kthyer ne armikun kryesor te armates muxhahedine ne Shqiperi. Hasan Nayeb Agha, Maryam Rajavi, Mehdi Abrishamchi dhe komandante te tjere te larte muxhahedine i jane ankuar autoriteteve shqiptare per aktivitetin gazetarest te Hasanit, i cili ne nentor te vitit 2022 u internua ne kampin e Karrecit pa vendim gjyqesor, sebashku me iraniane te tjere te cilet shkruanin ne internet shkrime kunder armates muxhahedine te Manzes.

Ndalimin e padrejte te Heyranit e ka protestuar edhe bashkejetuesja e tij e cila ka dale ne shume media shqiptare per te denoncuar ndalimi jo-gjyqesor qe i ishte bere bashkejetuesit te saj. Edhe pse Margarita i eshte drejtuar policise, mediave dhe Ministrise se Brendshme per te kerkuar drejtesi, shteti shqiptar ka mbajtur anen e muxhahedineve duke refuzuar qe ti japi Hasanit leje qe te kthehet ne Shqiper dhe vazhdoje jeten e tij familjare.

Por dje ne aeroportin e Rinasit, Margarita Ballco u perball me nje dhune te eger policore. Ajo u rrah dhe u shoqerua me dhune ne rajonin e policise se Rinasit per tu kontrolluar dhe marre ne pyetje per viziten te bashkeshorti i saj ne Athine. Ky ndalim u be mesa duket me urdher te komandes muxhahedine te Maryam Rajavit dhe policise se antiterrorit.

Pasi u dhunua sebashku me te emen per me shume se 3 ore, Margarita dhe e ema u lane te lira. Dy grate shqiptare qe u dhunuan me urdher nga armata muxhahedine u gjobiten nga inspektore Sabina Kodra, e cila ne procesverbalin e saj ka shenuar qe “goca eshte me sy te nxire … nga dhuna”. Dokumenti i leshuar nga inspektore Sabina Kodra deshmon pertej dyshimit te dhunes qe eshte ushtruar ne aeroportin e Rinasit dje nga policia e aeroportit kunder dy grave shqiptare me urdher nga nje organizate terroriste qe Shqiperia strehon qe nga viti 2016. Edhe pse SPAK-u dhe policia mesyu bazen muxhahedine ne qershor te vitit 2023 me akuza per sulmet e tyre kibernetike kunder Iranit, MEK-u duket qe ka akoma kontroll mbi elemente kuislinge brenda policise shqiptare, te cilet perdoren per te dhunuar qytetare dhe aktiviste shqiptare qe kane guxuar te flasin kunder MEK-ut ne te kaluaren.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne