Policia e Rinasit dhunon Margariten, muxhahedinet rrahin police, regjimi i Rames ne sherbim te MEK

Ne videon me siper Olsi Jazexhi dhe Gjergji Thanasi diskutojne mbi dhunen qe policia e Rinasit ka ushtruar dje kunder Margarita Ballcos, bashkejetueses se Hasain Heiranit.
Tregohet dhuna e ushtruar ndaj Margarites dhe mamase se saj, procesverbali i inspektores Sabina Kodra dhe arsyet pse policia shqiptare ndalon dhe terrorizon qytetare shqiptare qe ekspozojne ne media krimet muxhahedine. Tregohen arsyet pse MEK-u arriti te burgose defektoret iraniane te kultit dhe pse Hassan Heyrani, gazetar i intervistuar nga BBC, Channel 4, Al Jazeera etj dhe qe ka denoncuar krimet e MEK-ut, u burgos pa vendim gjykate ne kampin e Karrecit dhe me pas u detyrua qe te arratiset dhe marri strehim politik ne Greqi.
Tregohen edhe incidente te tjera te muxhahedineve ne Shqiperi: sikur sulmi i tyre kunder shoqates Asila ne gusht 2022 dhe Panairit te Librit ne Durres dhe mos procedimi i tyre penal nga prokurorja Teuta Rrudha.
Diskutohet mos denimi i muxhahedineve pas sulmit qe ata ben kunder policise shqiptare ne qershor 2023 kur policia kontrolloi kampin e Manzes.
Analizohen arsyet pse muxhahedinet iraniane kane marr nen kontroll policine e aeroportit te Rinasit, shantazhuar prokurorine dhe policine dhe arsyet pse muxhahedinet kane arritur te rrahin qytetare shqiptare, te ndalojne qytetare shqiptar ne kufij dhe vene policine shqiptare ne sherbim te armates muxhahedine te Maryam Rajavit. Tregohen sulmet e muxhahedineve kunder Kuranit, flamurit shqiptar, policise se shtetit etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne