Policia e Shtetit merr masa: Lejet e Qëndrimit tani vetëm në formë dixhitale

Pas falsifikimeve të herë pas hershme ku rasti më i fundit ishte leja e qëndrimit nga futbollisti i Tiranës WinFul Cobbinah, Policia e Shtetit vendos të kthejë në biometrike lejet e qëndrimit për të huajt. Report Tv zbulon dokumentin ku policia ka hapur garën për të përzgjedhur një kompani e cila lejet nga format A4 do t’i sjellë me element sigurie në formatin e kartës së identitetit.

Report Tv mëson se këto ID dixhitale me titullin leje qëndrimi do të kenë të dhëna gjeneraliteti kohëzgjatjen, element sigurie, ngjyrën e syve si dhe idetifikimin biometrik të personit që pajiset me këtë leje.

Të tjera element sigurie leja dixhitale do të ketë edhe ditët e qëndrimit të shtetasit të huaj në vendin tonë, përfshi leje për efekt studimi, pune, residence, etj.

Lejet aktuale janë të formatit letër të cilat lehtësisht janë të manipulueshme. Për falsifikim të lejes së qëndrimit ish-lojtari klubit Tirana Winnful Cobbinah u dënua pak ditë më parë nga drejtësia shqiptare me 100 orë punë publike.

Por pas dënimit ai braktisi Shqipërinë dhe u largua edhe si futbollist duke shkuar në Egjipt. Ishte kjo leja e qëndrimit që ai falsifikoi dhe u ndalua në Rinas nga policia kufitare pasi kishte shkelur ditët e qëndrimit.

Cobbinah u bë një emër i njohur për publikun pasi rezultoi se ishte shtetasi i vetëm i huaj i cili pati fatin të pajisjes edhe me pasaportë shqiptare brenda 8 orëve me dekret të presidentit Ilir Meta, por nga ana tjetër ai ishte nën akuzë për falsifikm të lejes së qëndrimit.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne