Policia gjermane nota racizmi ndaj shqiptarit të pafajshëm

Nuk është hera e parë kur organe të policisë gjermane diskriminojnë dhe mbajnë qëndrime raciste ndaj emigrantëve të huaj. Këtë rradhë viktimë e arbitraritetit policor gjerman ka rënë një shqiptar nga Maqedonia me banim në Gjermani në Oberhausen.

Për Gazetën Impakt viktima na  tregon: Në vitin 12.05.2016 një makinë policie del me shpejtësi nga një garazh nën toksor dhe ndalon papritur tek këmbët e shqiptarit Hatip Xhelili duke e trembur. Ai fillimisht nuk reagon dhe pret se cfarë do të ndodhë, por asgjë. Pas disa castesh ai i afrohet policëve për ti pyetur se cili ishte shkaku i këtij ndalimi duke i thënë se ata përfaqsonin popullin dhe ishin në mbrojtje të qytetarëve. Kjo nuk i pëlqeu aspak policëve gjermanë të cilët pasi i drejtohen me sharje dhe ofendime e sulmojnë duke e goditur ku njëri prej tyre e kap për fyti dhe tjetri e godet me grushta derisa i thyejnë dy brinjë.

Nga kjo ngjarje e deri më sot  pra më shumë se një vit, qytetari  i dhunuar me origjinë shqiptare, jo vetëm që nuk është dëmshpërblyer për këtë dëmtim fizik të panevojshëm e as është ndëshkuar fajtori, por përkundrazi ai gjendet i akuzuar  nga policia gjermane dhe me gjithë zvarritjet burokratike dhe vonesave të parsyeshme, ai shprehet i vendosur se do ta cojë rastin deri në Strasburg dhe metodat raciste të policisë gjermane për ta trembur dhe detyruar të tërhiqet nuk funksionojnë aspak në rastin e tij.

Më poshtë edhe dokumentet përkatëse që dëshmojnë rastin e tij dërguar redaksisë së Gazetës Impakt:

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne