Policia gjermane përballet me kritika pasi arrestoi një djalë 10-vjeçar gjatë protestës pro Palestinës

Ndalimi i një djaloshi dhjetëvjeçar nga policia gjermane gjatë një proteste pro Palestinës ka ngjallur reagime në rrjetet sociale. Pamjet në X treguan disa oficerë të policisë gjermane fillimisht duke ndjekur një djalë dhjetëvjeçar dhe më pas duke e çuar atë në një makinë policie pas kapjes.

Shumë njerëz në X reaguan ndaj incidentit.

“Policia e Berlinit arrestoi një djalë dhjetëvjeçar pasi mbante një flamur palestinez. Shqetësuese, e turpshme, Gjermania 2024”, tha një përdorues. “Policia e guximshme e Berlinit arrestoi fëmijën më të rrezikshëm në qytet. Ai donte të përdorte flamurin e tij për të përmbysur qeverinë federale dhe për të shpallur një shtet palestinez”, shkruan një tjetër përdorues në një postim sarkastik.

“Policia e Berlinit ndoqi një djalë dhjetëvjeçar. Nuk ka fjalë për të thënë”, tha një përdorues tjetër në X./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne