Policia izraelite heq tabelat e TIKA-s në varrezat e Kudsit

Policia izraelite ka çmontuar tabelat e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në murin e Varrezave muslimane Yusufiye, që gjendet në afërsi të mureve lindore të Mesxhid-i Aksasë në rajonin e Qytetit të Lashtë të Kudsit Lindor që është nën okupim.

Ndërtimi dhe riparimi i varrezave është përfunduar në vitin 2008 nga TIKA me lejen nga Administrimi i Fondacioneve Islame në Kuds dhe në njohuri të autoriteteve izraelite. Policia izraelite sot ka hequr tabelën e TIKA-s ku gjendet edhe flamuri i Turqisë.

Zëdhënësi i Policisë izraelite Micky Rosenfeld, në deklaratën për AA, tregoi se udhëzimi për heqjen e tabelës është dhënë dje nga Komuna e Kudsit e lidhur me Izraelin dhe se kjo është zbatuar në mëngjes nga policia.

Ndërkohë zyrtarët e Komunës së Kudsit të lidhur me Izraelin, në deklaratën me shkrim për AA, theksuan se tabelat janë çmontuar me pretendimin se janë vendosur “pa leje”.

Nga të gjithë veprat islame, përfshirë varrezat që gjenden në Kudsin e pushtuar Lindor, është përgjegjës Administrimi i Fondacioneve Islame në Kuds.

Koordinimin me autoritetet izraelite për ndonjë punim në zonat në fjalë i bën kjo administratë.

Tabela e TIKA-s qëndronte që nga viti 2010 në varrezat.

Ndërkaq, Mustafa Abu Zahra, në cilësi të kreut të Komitetit për Prezervim të Varrezave Muslimane në Kuds, tha se tabelat e çmontuara duke u thyer nga policia izraelite, ishin një shenjë e falënderimit dhe mirënjohjes së popullit të Kudsit ndaj Turqisë.

Ai duke rikujtuar se punimet në varrezat janë kryer në vitin 2008, tha se të gjithë punimet në fjalë janë bërë nën lejen e autoriteteve izraelite.

Abu Zahra këtë veprim të policisë izraelite e përshkroi si përpjekje për të shkatërruar historinë. “Refuzojmë këtë që është bërë. Izraeli nuk mund t’i fshijë gjurmët e gjërave që Turqia ka bërë në Kuds”, deklaroi ai/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne