Policia kap vrasësin mirditor

Policia kufitare e Rinasit i ka vënë prangat ditën e enjte një personi të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia shqiptare prej vitit 2000. Ishin autoritetet italiane që kishin deportuar në vendin tonë 41-vjeçarin me emrin Krisitian Deda. Ai ishte dëbuar nga Italia pasi kishte vuajtur një dënim me 17 vite burg për vrasjen e një një shtetasi italian.

Gjatë intervistimit në Rinas, specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas kanë krijuar dyshime për gjeneralitetet e tij. Pas 4 orësh në pyetje dhe hetimesh u arrit të mësohej se personi në fjalë mbante një identitetit të dyfishtë.

41-vjeçari figuronte në Shqipëri me emrin Agron Lleshaj nga Mamurrasi. Ai është dënuar Nga Gjykata e Kurbinit më 16 janar 2001, me 18 vite burg. Kjo pasi në 09 prill 2000 në aksin nacional Tiranë – Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojës, në bashkëpunim me G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen. Lleshaj iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne