Policia përdori forcën, shembja e Teatrit jehonë në mediat ndërkombëtare

Protesta që po zhvillohet prej dhjetë orësh në Tiranë, për shkak të shembjes së Teatrit Kombëtar ka marrë rëndësi edhe në mediat ndërkombëtare.

Për zhvillimet në Tiranë, Associated Press shkruan se: “Policia shqiptare është përleshur me mbështetës të opozitës, të cilët po protestonin për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar të vendit në kryeqytetin e Tiranës”.

Në shkrim theksohet se: “Policia largoi me forcë një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës nga ndërtesa e Teatrit mëngjesin e kësaj të diele para se makineritë e rënda të fillonin ta rrëzonin atë.

Vendimi i qeverisë për të shkatërruar Teatrin e vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që e donin atë të rinovuar.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk e kanë komentuar raportimin.

Pamjet televizive treguan Monika Kryemadhin, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe bashkëshorte e Presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit në Shqipëri është kryesisht një post ceremonial.

Drejtuesi i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u kërkoi banorëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit”,- sqarohet ne shkrimin e AP./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne