Politikani Suedez kritikon Kishën për Islamizim, Kuranin e Krahason me ‘Mein Kampf’

Demokratët e Suedisë (SD), e vetmja parti që kundërshton në mënyrë efektive migracionin masiv nga vendet muslimane, shpesh portretizohet si ‘raciste’ në mediat suedeze, por megjithatë ata gëzojne nje popullaritet në rritje megjithë etiketimet negative që ju behen. Kohët e fundit shtypi liberal i Suedisë u shokua nga SD-ja pasi Kuranin e krahasuan me “Mein Kampfin” e Adolf Hitlerit.

Krahasimi tronditës i autobiografisë së Hitlerit 1925 “Mein Kampf” me Kuranin, tekstit kryesor fetar të Islamit, u bë nga udhëheqësi i grupit parlamentar të SD, Mattias Karlsson në një takim të brendshëm partiak kushtuar zgjedhjeve të ardhshme në Kishën e Suedisë më 17 shtator, në të cilat SD përfaqësohet nga rreth 1,000 kandidatë.

Në fjalimin e tij në Sallën e Koncertit të Göteborgut, Mattias Karlsson theksoi rëndësinë e “rikthimit” të Kishës Suedeze, të cilën ai pretendonte se ishte bërë një “forcë e islamizimit të Suedisë”.

Karlsson kundërshtoi veçanërisht praktikën e ftesave që u behej imamëve në kishat suedeze ku u lejohej atyre të lexonin Kuranin me zë të lartë gje të cilin ai e quajti “absurde”, njoftoi gazeta suedeze Expressen.

“Do desha të shkoj aq larg sa të them se leximi i Kuranit në një kishë të krishterë, librit që përmban pjesë ku legjitimohet vrasja e të krishterëve, është pothuajse e krahasueshme me leximin e ” Mein Kampf “në një sinagogë,” u tha kolegeve të partisë së tij Mattias Karlsson.

Karlsson vazhdoi ta quante këtë praktikë “të pështirë dhe direkt ofenduese”, edhe nëse në ngjarje zakonisht përfshihen” persona të mirë” qe lexojne pasazhe më pak të debatueshëm.

“Unë besoj se ata që e mbështesin dhe që e miratojnë kete veprim, duhet të turpërohen dhe të largohen nga postet e tyre”, tha Mattias Karlsson duke u shoqeruar me duartrokitje.

Në një kërkesë përmbyllëse drejtuar demokratëve të Suedisë ai bëri thirrje për tu siguruar që Kisha e Suedisë të mos përdorë paratë e kongregacionit për të përhapur emigracionin masiv, të cilin ai e akuzon si “prishës së shoqërisë, ftohës së saj dhe kontribues në ndarjen e saj”. Karlsson argumentoi se dialogu midis Kishës së Suedisë dhe Islamit ishte i mundur, por argumentoi se kisha për momentin ishte e angazhuar me “nënshtrimin ndaj Islamit.

Në një intervistë të mëvonshme për Expressen, Karlsson theksoi në mënyrë specifike se ai kishte folur për dicka “pothuajse të krahasueshme”, pasi persekutimi i hebrenjve nga Gjermania naziste nuk kishte paralele në historinë njerëzore. Sidoqoftë, ai argumentoi se pjesët e Kuranit që flasin per vrasjen, kryqëzimin dhe therjen e të krishterëve dhe “jobesimtareve” të tjerë, sipas Karlsson, nxitin një gjenocid ndaj të krishterëve.

Kisha e Suedisë vitet e fundit në mënyrë aktive ka qenë e përfshirë në projekte të ndryshme ndërfetare dhe është akuzuar për promovimin e një hibridi të çuditshëm të quajtur “Kris-Islam”. Madje Antje Jackelén, Kryepishkopja e parë femer e Suedisë e lindur në Gjermani, zgjodhi për moto të saj pikërisht fjalët “Zoti është më i Madhi”, e cila po i bën nje jehonë disi ironike fjaleve Allahu Akbar, shprehjes së mirënjohur muslimane. Po në të njëjtin vit, Peshkopja e Stokholmit Eva Brunne, propozoi që kryqi tek Kisha e Detarëveqë të hiqej, në mënyrë që besimtarët myslimanë të akomodoheshin rehat.

Krishtlindjet e kaluara, Kisha e Suedisë nisi një peticion që mbështeste një politikë më njerëzore të azilit, e cila realisht nenkuptonte një kthim në pikun kulmor të vitit 2015, kur Suedia mori mijëra azilkërkues në baza ditore.

Në shkurt 2017, Karlsson së bashku me udhëheqësin demokrat të Suedisë Jimmie Akesson, shkaktuan një stuhi në Suedi ndërsa shkruan një letër të hapur për Wall Street Journal, ku konfirmonin pohimet e Presidentit Donald Trump se Suedia ishte duke kaluar një krizë kriminale të drejtuar nga emigrantët myslimanë . Në letër, Karlsson dhe Åkesson thanë se Trump jo vetëm që nuk i ka ekzagjeruar problemet e Suedisë, por i ka kuptuar ato plotesisht”.

Pas debutimit të tyre në parlament në vitin 2010, demokratët e Suedisë kanë vazhduar rritjen, pavarësisht përpjekjeve të koordinuara ndërpartiake të rivalëve me qëllim izolimin e “shqetësuesve” .
Megjithë përpjekjet e pamëshirshme nga politikanët suedezë dhe mediat për të portretizuar SD si nazistë, rreth 14 për qind e anëtarëve të SD kanë origjinë emigrantësh, që përafërsisht korrespondon me përqindjen e banorëve të huaj në Suedi.

Ndërkohë, kreu i SD, Jimmie Åkesson mbetet i bindur se Suedia do të ketë një kryeministër demokrat në të ardhmen e afërt të Suedise.

“Nëse do të jem unë apo dikush tjetër mbetet për tu parë,” tha në fillim të kësaj jave për gazetën Suedeze Aftonbladet, Jimmie Åkesson./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne