Bota

Pompeo kërkon që të limitohen zhvillimet e raketave iraniane

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar sot Këshillit të Sigurimit në OKB që të limitojë zhvillimin e raketave balistike iraniane.

“Është e qartë se aktivitetet e regjimit iranian në fushën e raketave balistike, janë shtuar që prej marrëveshjes bërthamore të arritur në 2015”, theksoi Mike Pompeo gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit mbi mos përhapjen e armëve.

SHBA-ja u tërhoq në maj ne menyre te njeanshme nga marrëveshja berthamore me Iranin, ndërkohë që evropianët ritheksuan sot angazhimin e tyre të plotë për ta respektuar për aq kohë që Irani do e respektojë.

Të gjitha raportet e OKB-së deri tani tregojnë një respektim të plotë nga Teherani të detyrimeve të lidhura me marrëveshjen bërthamore.