Pompeo në Arabinë Saudite, takohet me Mbretin Selman dhe princin trashëgimtar

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike, Pompeo, në kuadër të turit të Lindjes së Mesme gjendet në Arabinë Saudite, ku u takua me Mbretin Selman bin Abdulaziz.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Arabisë Saudite, SPA, Mbreti Selman e priti Pompeon në Pallatin Jemame në kryeqytetin Riad.

Në takim krahas marrëdhënieve dypalëshe u diskuatuan edhe zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet në këtë drejtim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo, pas takimit me Mbretin Selman u takua me Princin Trashëgimtar, Muhammed bin Selman.

Në takimin e zhvilluar në zyrën e bin Selmanit në Pallatin Jemame, u bisedua në lidhje me zhvillimet rajonale dhe në arenën ndërkombëtare dhe përpjekjet në këtë drejtim si dhe u vlerësua partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve.

Në takimet në fjalë, nga pala e Arabisë Saudite morën pjesë edhe ambasadori saudit në Uashington, Halid bin Selman, ministri i Shtetit, Musaid bin Muhammed el-Ayban, ministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim bin Abdülaziz el-Assaf, ministri i Shtetit Përgjegjës për Çështjet e Jashtme, Adil al-Jubair, ndërsa nga pala amerikane morën pjesë, nënsekretari amerikan i Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, ambasadori David Satterfield, përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Koalicionin Ndërkombëtar kundër DAESH-it, James Jeffrey dhe disa zyrtarë të tjerë.

Nga ana tjetër, në deklaratën me shkrim të bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Riad, bëhet e ditur se Pompeo dhe princi trashëgimtar janë në konsensus se për ti dhënë fund konfliktit në Jemen, rruga e vetme është zgjidhja politike gjithëpërfshirëse.

Gjithashtu bëhet e ditur se u arrit në masë të gjerë në mendimin e përbashkët në lidhje me armëpushimin në Jemen dhe rëndësinë e lidhjes me pikat e marrëveshjes së arritur në Suedi dhe u theksua veçanërisht rëndësia e armëpushimit veçanërisht në Hudeyde.

Pompeo, i cili zhvillon turin e dytë në Lindjen e Mesme pas ardhjes në detyrë, dje nga Katari kaloi në Arabinë Saudite, ku u prit në Riad nga Adil al-Jubair dhe ambasadori saudit në Uashington, Halid bin Selman.

Jubair dhe Pompeo, pas ceremonisë së pritjes, zhvilluan një takim ku u shqyrtuan marrëdhëniet dhe çështjet e përbashkëta, Amerikë-Arabi Saudite.

Ndërkaq, bëhet e ditur se sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do të ndërpresë turin në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në një ceremoni varrimi në vendin e tij. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne