Pompeo paralajmëron Turqinë: Aksionet ushtarake në Siri do të kenë ‘pasoja shkatërrimtare’

Në mesin e një situate pa krye lidhur me tërheqjen e SHBA-së nga Siria dhe dëshirën turke për të luftuar milicitë kurde, aleatë të SHBA-së në Siri, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo paralajmëroi Ankaranë pa kushte nëse forcat turke do të ndërmerrnin një aksion ushtarak të njëanshëm në Siri, kjo do të kishte pasoja “shkatërrimtare”.

Pompeo u takua me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm turk Melvut Çavusoglu, të mërkurën në Uashington DC, i cili e quajti takimin “konstruktiv”. Të dy vendet ndodhen në një përplasje pasi Uashingtoni po e pengon Ankaranë nga programi i përbashkët i avionëve luftarakë F-35 me arsyen se Turqia po blen sisteme raketore anti-ajrore S-400 nga Rusia.

“Sekretari Pompeo shprehu mbështetje për negociatat e vazhdueshme në lidhje me Sirinë verilindore, duke paralajmëruar ndërkohë edhe për pasojat potencialisht shkatërrimtare të veprimeve ushtarake të njëanshme turke në rajon”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Robert Palladino në një deklaratë pas bisedimeve.

Uashingtoni i propozoi Ankarasë një blerje alternative të një sistemi raketor MIM-104 Patriot, por kjo u kundërshtua.

Megjithatë, nënpresidenti turk Fuat Oktay ju kthye ashpër Pompeos duke i thënë se SHBA “duhet të zgjedhë” nëse dëshiron “të mbetet aleat i Turqisë ose të rrezikojë miqësinë tonë duke bashkuar forcat me terroristët”, një referim që Ankaraja bën për YPG-në dhe milicitë e tjera kurde, dhe “të minojnë mbrojtjen e aleatit të NATO-s kundrejt armiqve të tij”.

Milicët kurdë në Sirinë lindore kanë qenë aleati kryesor i SHBA-së në luftën kundër Daeshit. Uashingtoni e detyroi Ankaranë në fund të vitit të kaluar që të mos ndërmarrë aksione ushtarake kundër kurdëve. Megjithatë, tani që Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar tërheqjen e forcave amerikane nga Siria pas disfatës së Daesh-it, dera përsëri duket se është hapur për Ankaranë./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne