Pompeo viziton Qipron greke

Gjatë një vizite në Administratën Greke të Qipros Jugore (GASC), Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo tha se “Vendet në rajon duhet të zgjidhin me rrugë diplomatike dhe paqësore çështjet lidhur me sigurinë, burimet e energjisë dhe detin”.

Sipas lajmeve në shtypin amerikan dhe atë grek, Pompeo në kuadër të vizitës së tij u takua me liderin qipriot grek, Nikos Anastasiadis, ndërkohë që ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Qipros greke, Nikos Christodoulides.

Në një deklaratë pas takmit, pasi bëri të ditur se tensionet në rajon nuk do të sjellin zgjidhje ndaj problemeve në Mesdheun Lindor, Pompeo tha se “SHBA-ja ka shqetësime të thella për aktivitetet që Turqia zhvillon në Mesdheun Lindor”.

“Republika e Qipros ka të drejtë të përfitojë nga burimet natyrore, përfshirë burimet e hidrokarbureve, në zonën e saj ekskluzive ekonomike”, tha Pompeo.

“Lidhur me çështjet detare jemi pro dialogut”

Pasi ka rikujtuar se presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis lidhur me rritjen e tensioneve në rajon, Pompeo deklaroi se “Vendet në rajon duhet të zgjidhin me rrugë diplomatike dhe paqësore çështjet lidhur me sigurinë, burimet e energjisë dhe detin”.

“Mesdheu Lindor ka aftësinë të mbledhë shumë vende së bashku dhe të krijojë tregje të përbashkëta përmes energjisë. Burimet e energjisë do të ndahen mes grekëve qipriotë dhe turqve qipriotë”, tha Pompeo duke vënë në dukje se bashkëpunimi në fushën e sigurisë është bërë më i rëndësishëm në rajon.

“Të gjitha anijet e ankoruara në Qipro e dimë se nuk kanë ndërmarrë detyrë humanitare në Siri, ndaj nga Qiproja presim që të marrë në konsideratë shqetësimet tona në këtë pikë”, tha Pompeo.

Ndërsa lideri qipriot grek, Nikos Anastasiadis vuri në dukje se vizita e Pompeos është realizuar në një periudhë ku në Mesdheun Lindor po përpjetohen zhvillime shumë të rëndësishme.

Anastasiadis vuri në dukje se ka informuar sekretarin Pompeo se janë të gatshëm të kufizohen me Turqinë në fushat detare në veri dhe perëndim të Qipros nëpërmjet bisedimeve dypalëshe ose duke iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lideri i Qipros greke tha më tej se Pompeon e ka informuar edhe për zonën e mbyllur Marash (Varosha) dhe lidhur me zhvillimet në Qipro.

Ministri i Qipros greke, Christodoulides nënshkroi me Pompeon një memorandum mirëkuptimi që përfshin më shumë bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe mbrojtjes.

Formimi i Qendrës së Sigurisë tokësore, detit të hapur dhe portual

Ndërkohë në anën tjetër lidhur me marrëveshjen ka bërë një deklaratë me shkrim edhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në deklaratë vihet në dukje se dy vendet në dy vitet e fundit kanë bërë një përparim të rëndësishëm me Qipron greke lidhur me bashkëpunimin e sigurisë.

“Për të zhvilluar bashkëpunimin dhe për të mbështetur përmirësimin e kapaciteteve të vendeve ku trajtimi brenda vendit është i pamundur, të dy vendet tona ranë dakord për formimin e Qendrës së Sigurisë tokësore, detit të hapur dhe ato portuale të Qipros e cila do të bëhet një qendër rajonale e trajtimit të sigurisë kufitare në Qipro”, thuhet në deklaratë.

Qendra në fjalë do të sigurojë mbështetje teknike për SHBA-në dhe partnerët e saj lidhur me sigurinë kufitare, portuale dhe doganore në pjesën e Qipros greke, thuhet më tej në deklaratën ku bëhet e ditur se do të formohen shumë platforma të sigurisë dhe se SHBA-ja në këtë kontekst do të sigurojë mbështetje me pajisje për Qipron greke.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne