Shqiperia

PORTALET/ Vokshi letër AKEP: Pezulloni urdhrin për regjistrimin, është antikushtetues dhe antiligjor

Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi i ka kërkuar AKEP-it përmes një letre pezullimin e urdhrit për regjistrimin e portaleve si biznese në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it.

Deputetja demokrate shkruan se ky urdhër është antikushtetues dhe i paligjshëm, në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike.

Reagimi i Vokshit:

URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR
Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

OPINIONE