Portali zyrtar i BE-së: Shqipëria ka ndikim turk dhe arab

Ambasadori i Bullgarisë në BE, Dimiter Tzantchev, ka mbajtur dje një konferencë për shtyp, ku ka kërkuar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Ai tha se këto vende do i hedhin sytë nga vende të tjera që janë të interesuara për rajonin, në rast se BE iu mbyll dyert.

Tzantchev nuk përmendi emra, por ato i jep portal zyrtar i BE-së, EurActiv.

Ky portal shkruan se vende si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, rrezikohen nga ndikimi turk dhe arab.

Ndërsa Rusia është e interesuar për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Edhe Kina ka interese ekonomike në Ballkan, veçanërisht në Maqedoni dhe Serbi.

Shqipëria beson se këtë pranverë do të marrë lajmin e mirë për hapjen e negociatave me BE-në, gjë që o pohua dhe dje nga ministri Ditmir Bushati, por për momentin ende nuk është asgjë e sigurtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne