Portugalia “Eldoradoja” e radhës e trafikantëve shqiptarë

GJERGJI THANASI

Trafikantët e qenieve njerëzore për të dërguar në Mbretërinë e Bashkuar (Angli dhe Irlandë) klandestinë shqiptarë dhe jo vetëm kanë përdorur cdo rrugë të mundshme. I kanë dërguar me kamionë dhe automjete të tjera duke përdoruru tunelin nën La Mansh. I kanë dërguar me avionë sportivë (ultra të lehtë), duke u nisur nga pista fluturimi dhe aeroporte të braktisura në Belgjikë, Holandë apo edhe nga Krahina e Ruhrit në Gjermani. I kanë dërguar nga portet belge dhe holandeze duke përdorur anijet e tipit RO-RO. I kanë dërguar nga porte të ndryshme spanjolle duke përdorur po anije RO-RO. Kanë përdorur edhe aeroportet spanjolle kryesisht të pronave të përtej detitit të Kurorës Spanjollesi psh në Ibiza apo në Tenerife. Në këtë rast i kanë pajisur paraprakisht këta klandestinë me pasaporta të falsifikuara nga të vendeve anëtare të BE-së.

Zhvillimi më i fundit shqetësues në këtë aktivitet të organizuara nga banda të strukturuara kriminale në 6- vende të BE-së është shndërrimi i Portugalisë në një “trampolinë”për të dërguar klandestinë në Mbretërinë e Bashkuar përfshirë edhe Irlandën e Veriut si edhe në Republikën e Irlandës. Kjo rrugë rezulton me shumë leverdi për trafikantët tanë. Vetëm kohët e fundit policia portugeze ka dhënë alarmin duke forcuar masat e rritur vigjilencën kundra mafies shqiptare.

Policia portugeze në dy operacione të organizuara kohët e fundit arriti të arrestojë 9 shqiptarë të përfshirë në të tilla trafiqe qeniesh njerëzore. Në këto operacione u kontrolluan 12 banesa, garazhe e zyra, ku u sekuestruan qindra dokumente të ndryshme të falsifikuara (pasaporta, karta identiteti, patenta shoferi etj) si edhe pajisje (kompjutera, skanera, printera etj) për falsifikim dokumentesh.

Portugalia po përdoret si “trampolinë”për të dërguar klandestinë shqiptarë jo vetëm në Angli e Irlandë por edhe në Kanada e SHBA. Anijet RO-RO nga portet portugeze përdoren vetëm për dërgim klandestinësh në Angli dhe Irlandë, ndërsa aeroportet portugeze përdoren për dërgim klandestinësh si në Angli e Irlandë, ashtu edhe në SHBA dhe Kanada.

Pagesat për të tilla “udhëtime” variojnë sipas destinacionit dhe mjetit të përdorur nga 12 deri në 15 euro. Mafia shqiptare e ka zgjeruar gamën e “biznesit” të vet në Portugali duke trafikuar jo vetëm shqiptarë por edhe gjeorgjianë, ukrainas dhe rumunë (drejt SHBA-së). Pas vitit 2013 në koincidencë me kthimin në pushtet të ish komunistëve në Shqipëri, pati një zhvillim me ritme eksponenciale të këtij trafiku. Në harkun kohor 2013-2020 policia portugeze ka investiguar dhe goditur 476 ngjarje kriminale të lidhur me trafikun e klandestinëve në të cilat janë përfshirë shqiptarët.

Në kuadrin e bashkëpunimit të policisë portugeze me homologët e sajë amerikanë, këta të fundit ndaluan në Ishullin San Martin (pronë e përtej detit e Kurorës Holandeze) një shtetas shqiptar, trafikant klandestinësh me kontakte të vazhdueshme “pune” me politikanë shqiptartë.

Kolegia portugeze Megan Nunez po e investigon edhe më tej këtë aktivitet të krimit të organizuar shqiptar në tokën portugeze.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne