Predikuesi disident saudit vdes pas torturave në burg

Një disident politik dhe predikues mysliman në Arabinë Saudite thuhet se ka vdekur si rezultat i torturave në burgjet e regjimit saudit, ndërsa Princi i Kurorës, Muhamed bin Salman ka nisur një valë reprezaljesh kundër predikuesve muslimanë dhe intelektualëve në mbretërinë konservatore.

Një grup i të drejtave të njeriut i quajtur “Të burgosurit e ndërgjegjes”, i cili është një organizatë e pavarur joqeveritare që mbron të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite, njoftoi të martën në një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter se Sheik Suleiman al-Doweesh kishte humbur jetën për shkak të torturave të rënda që ai u ishte nënshtruar gjatë hetimeve penale. Lajmi erdhi vetëm dy ditë pasi autoritetet saudite arrestuan Sheikh Nasser al-Omar, një ish-profesor në Fakultetin e Bazave Fetare në Universitetin Islamik ‘Imam Muhammed ibn Saud’ në Riad dhe bllokuan llogarinë e tij në Twitter. Arabia Saudite ka shtuar kohët e fundit arrestimet, ndjekjet penale dhe akuzat e motivuara politikisht kundër shkrimtarëve paqësorë disidentë dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne