Prej 6 mbledhësve më të njohur të haditheve, 5 ishin me prejardhje perse dhe vetëm njëri ishte me prejardhje arabe

nga Fahrudin Smailović

Asnjëri nga mbledhësit më të shquar të haditheve nuk ka lindur në Gadishullin Arabik,  por në Persinë e atëhershme, dhe  5 prej tyre ishin me prejardhje perse dhe vetëm njëri me prejardhje arabe.

1- Muhamed ibn Ismail –Buhari, i njohur më tepër me nofkën Buhari apo imam Buhariu. U lind në vitin 810 në qytetin Buhara i cili ishte pjesë e Horasanit të dikurshëm persian  samaniad në atë kohë,ndërsa sot Buhara gjendet në kuadër të shtetit të Uzbekistanit. Koleksioni kanonik i haditheve të mbledhura nga Buhariu është i njohur me emrin Sahih  Buhari. Kur i mbushi 18 vjet  Buhariu vendosi të udhëtojë në botën  islame me qëllim që të mbledh, tubojë dhe vërtetojë burimet dhe saktësinë e haditheve. Dëshira e tij e zjarrtë për hulumtimin e haditheve e ka çuar atë në Siri, Egjipt dhe Arabinë. Është takuar me më shumë se një mijë bartës të haditheve duke grumbulluar afër 600.000 hadithe me zingjirin e transmetuesve dhe shkallëve të autencitetit, me të cilin punë u bë muhadith më i njohur në botën islame në përgjithësi. Pas 16 viteve të kaluara në botë, u kthye në qytetin e tij të lindjes Buhara, në të cilën shkroi veprën e tij kapitale të quajtur El Xhamiul Sahih që do të thotë Koleksioni kanonik i haditheve të vërteta,  përpiluar nga thëniet e testuara të pejgamberit  Muhamedit a.s. i cili  përmban 7124 hadithe. Buhariu vdiq në vitin 870 në qytetin e tij të lindjes Buhara të Uzbekistanit të sotshëm.

2- Muslim ibn Haxhaxh Nishapuri –Muslimi, është i njohur më tepër me nofkën  Muslimi, ishte haditholog me prejardhje perse, autor i koleksionit kanonik të haditheve, Sahih Muslimi, i dyti me radhë nga koleksionet kanonike të njohura të haditheve në botën islame. U lind në vitin  815 në Nishapur në verilindje të Iranit të sotshëm. Njëri nga mësuesit e tij ishte Buhariu, ndërsa në mesin e studentëve të tij ishin edhe Tirmidhiu dhe Raziu, të cilët poashtu janë të njohur për përpilimin e koleksioneve të tyre të haditheve. Pas kohës së gjatë të kaluar në Egjipt, Siri, Irak dhe Arabi Saudite në hulumtimin e haditheve në qendrat islamike më të njohura të asaj kohe, u kthye në vendlindjen e tij  dhe shkroi veprën e tij kapitale të njohur si Sahih Muslimi e cila përmban  3033  hadithe, dhe  është në vendin e dytë për nga rëndësia e Koleksioneve kanonike të haditheve në botën islame. Vdiq në vitin 875 në qytetin e tij të lindjes Nishapur, në të cilin edhe u varros.

3- Sylejman ibn Ashat el Azadi el Sixhistani –Ebu Davudi, është i njohur më tepër me nofkën Ebu Davudi, i vetmi ishte me prejardhje arabe në mesin e 6 mbledhësve më të njohur të haditheve të njohur në botën islame. U lind në vitin 817 në Sistan në lindje të Iranit të sotshëm. Ishte me prejardhje arabe nga fisi jemenas Azd. Vdiq në vitin 889 në qytetin Basra, Iraku i sotshëm. Koleksioni kanonik i haditheve të përpiluara nga Ebu Davudi është  i njohur si Suneni i Ebu Davudit. Nga 500.000 hadithe të grumbulluara gjatë jetës së tij, i ka shkruar apo përfshirë vetëm 5274 hadithe në koleksionin e tij të njohur me emrin Sunen. Kryesisht i ka përfshirë hadithet me theks të posaçëm ato të cilët trajtojnë çështjet e drejtës së sheriatit, që nuk është rast me koleksionet tjera të njohura të haditheve. Shumica e ekspertëve nga fusha e hadithit Sunenin e Ebu Davudit e radhisin në vendin e  tretë, pas Buhariut dhe Muslimit.

4- Ebu Isa Muhamed ibn Isa ibn Sevre- Tirmidhi, është i njohur më tepër me nofkën Tirmidhiu, u lind në vitin  824 në  fshatin Bevgj afër Tirmizit të Horasanit të dikurshëm persian samaniad, ndërsa sot qyteti i Tirmizit gjendet në shtetin e Uzbekistanit. Si shumë dijetar islam para tij, herët tregoi interesim për shkencat islame, ndërsa interesim të posaçëm tregoi për shkencën e hadithit. Nga kjo fushë veprimtari do të shkruan edhe shumicën e veprave të shkruara. Qysh si fëmijë ishte shquar  për kthjelltësinë dhe zgjuarsinë e tij. Duke gjurmuar hadithet në botën islame, ka udhëtuar në Hixhaz të Arabisë, Irak, Siri dhe Horasan. Në këto udhëtime pati rast të takohet me njohës të shquar të njohësve të haditheve. S’ka dyshim  se më së shumti ka mësuar nga mësuesi i tij Buhariu, të cilin e ka respektuar shumë dhe në të e ka parë dhuntinë e madhe dhe prirje për shkencën e hadithit.  Koleksioni kanonik i haditheve të mbledhura nga Tirmidhu përmban 3956 hadithe. Tirmidhiu vdiq në vitin 892 në qytetin e Tirmizit

5- Ebu Abdullah ibn Muhamed-Ibn Maxhe, është i njohur me nofkën ibn Maxhe. U lind në vitin 824 në qytetin Kazvin të Iranit të sotshëm. Qysh në fëmijëri morri rrugën e udhëtimit në botën islame, ashtu që vizitoi Irakon, Shamin(Sirinë), Arabinë dhe Egjiptin. Mori mësime nga shumë mësues, njëri prej tyre ishte edhe  Ebu el Xhala Halili i cili e ka vlerësuar ibn Maxhen si të besueshëm, autoritet fetar përgjegjës dhe i cili zotëronte dije dhe aftësi të mbajturit përmendsh. Ka përpiluar koleksionin e tij të haditheve i cili njihet si Suneni i ibn Maxhes i cili përmban 32 kapituj me 4341 hadithe të shkruara. Vdiq në vitin 886 në qytetin e tij të lindjes, në Kazvin të Iranit.

6- Ahmed ibn Shuajb ibn Ali-Nesai, është i njohur më tepër me nofkën Nesai.

U lind në vitin 829 në qytetin Nasa të  Horasanit të dikurshëm persian samaniad , i cili sot gjendet në kuadër të shtetit të Turkmenistanit. Shpesh ka udhëtuar duke u njohur me kulturat dhe traditat tjera. Një kohë ka qëndruar në Egjipt, e pastaj në Sham(Siri), në kryeqytetin Damask. Në mënyrë publike e ka kritikuar kalifatin emevit dhe për këtë shkak u vra nga pushteti emevit në vitin 915. Supozohet se është varrosur në Meke apo Palestinë(nuk i dihet saktësisht vendi i varrimit). Koleksioni i tij kanonik i hadititheve është i njohur me emrin Suneni i ibn Maxhes i cili përmban 5758 hadithe. Këta ishin  mbledhësit e 6 Koleksioneve kanonike të haditheve më të njohura në botën Islame.

Një kuriozitet i veçantë paraqet boshnjaku Mahmut ef. Karaliqi i cili duke punuar 20 vjet  me radhë arriti të përkthej në gjuhën boshnjake nga gjuha arabe të 6 Koleksionet kanonike të haditheve më të njohura në botën islame, atë të Buhariut, Muslimit, Ebu Davudit, Tirmidhiut, Nesaiut dhe ibn Maxhes, i cili meriton  lëvdatë dhe respekt për punën e kryer.

Mahmut Karaliqi së pari e përktheu Koleksionin kanonik të haditheve nga  Tirmidhiu i njohur si Suneni i Tirmidhiut, i cili përmban 4228 hadithe , dhe u botua në versionin e gjerë në 7 vëllime, dhe në versionin e shkurtër në 2 vëllime nga shtëpia botuese El Kelimeh e Novi Pazarit. Më pas e përktheu Koleksionin kanonik të haditheve të Ebu Davudit të njohur si Suneni i Ebu Davudit i cili përmban 5274 hadithe dhe u botua në 7 vëllime nga shtëpia botuese El kelimeh nga Novi Pazar. Pas kësaj e përktheu Koleksionin kanonik të haditheve të Buhariut i cili përmban 7124 hadithe dhe u botua në 7 vëllime nga shtëpia botuese El Kelimeh nga Novi Pazari. Poashtu i përktheu edhe Koleksionet kanonike të haditheve nga Nesaiu dhe ibn Maxhe, dhe së fundi edhe Koleksionin kanonik të haditheve të Muslimit. Nga këto 6 Koleksione kanonike më të sakta njihen dhe llogariten në botë Koleksionet kanonike të haditheve të Buhariut dhe Muslimit të njohura si Sahihul Buhari dhe Sahihul Muslimi.

Burimi : Aljazeera Balkans / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne