Presidenca e Turqisë reagon ndaj raportit të ShBA-së për terrorizmin

Pas mbledhjes së Kabinetit Presidencial, mbajtur të hënën nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u lëshua një deklaratë e shkruar në lidhje me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për luftën kundër terrorizmit në vitin 2018.

Mos-përmendja në raportin në fjalë e YPG/PYD-së, që është krahu i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, si dhe e organizatës terroriste FETO është një “prej shembujve më të qartë të qasjes me dy standarde”,- thuhet në vijim të komunikatës.

Pas publikimit të këtij raporti ShBA-së, e cila është e angazhuar në të katër anët e botës me pretekstin se po lufton terrorizmin, nuk i ka mbetur më ndonjë fjalë për t’u thënë të tjerëve në lidhje me terrorizmin.

“Duam të rikujtojmë edhe një herë se fati i atyre që hyjnë në një shtrat me organizatat terroriste përfundimisht do të jetë kafshimi nga ai gjarpër helmues”,- nënvizon komunikata.

Turqia është një vend që lufton në mënyrë të pandërprerë që nga viti 1984 me terrorizmin separatist; një vend që edhe më parë është përballur në nivel global me sulme të organizatave të ndryshme terroriste, kryesisht të organizatës ASALA, tërheq vëmendjen komunikata dhe vijon kështu:

“Në botë ka shumë pak vende që janë përballur me kaq shumë sulme terroriste sa Turqia dhe që kanë bërë një luftë efektive me organizatat terroriste dhe kanë qenë të suksesshme”.

“Turqia ashtu si në rastin me PKK dhe DAESH do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri edhe me të gjitha organizatat e tjera terroriste, me në krye PYD dhe FETO”, përfundon komunikata e Presidencës së Turqisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne