Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë takohen në Teheran

Dmitri Peskov, zëdhënësi i Zyrës së Presidentit të Rusisë u tha gazetarëve të enjten se Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të takohen në Teheran në dhjetë ditët e para të shtatorit.

Tashmë janë bërë punimet përgatitore për takimin që do të zhvillohet në kryeqytetin iranian, tha Peskov. Pasi të finalizohet përmes kanaleve diplomatike, agjenda e takimit të tre krerëve të shteteve do të zbulohet, shtoi ai. Të tre udhëheqësit janë takuar dy herë në Soçi dhe Stamboll në kuadrin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Siri, ndërsa takimi i tretë i tyre do të zhvillohet në Teheran./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne