Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe mbreti i Arabisë Saudite, Selman Bin Abdulaziz kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Selman në bisedën telefonike kanë diskutuar për zbardhjen e çështjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Ndërkohë mësohet se presidenti Erdoğan dhe mbreti Selman kanë vënë theksin në rëndësinë e formimit të grupit të përbashkët të punës në kuadër të hetimit për ngjarjen.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne