Presidenti Erdogan deklaroi masat e reja në luftën kundër koronavirusit

Turqia ndaloi të gjitha fluturimet me jashtë shtetit.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi vendimet e reja të marra në përputhje me paralajmërimet e Këshillit Shkencor në lidhje me luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

“Me besimin që asnjë fatkeqësi nuk është më e madhe se forca jonë, së bashku me popullin tonë ne vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër koronavirusit“, tha Erdoan duke radhitur masat e reja që do të zbatohen për shëndetin, paqen, sigurinë dhe të ardhmen e kombit.

  • Ashtu si në sektorin publik edhe sektori privat do të kalojë në sistemin e punës fleksibël me personel në minimum.
  • transportin publik do të zbatohet sistemi i uljes në distancë
  • Ambientet e piknikut, pyjet, vendet historike dhe të ngjashme do të jenë mbyllur në fundjavë ndërsa brenda javës nuk do të ketë hyrje në grup.
  • Fluturimet jashtë shtetit kanë ndaluar plotësisht.

“Kur këtë proces ta kemi lënë pas sa më shpejt dhe sa më pak dëme që të jetë e mundur neve na pret një e ardhme e ndritur. Turqia ka fuqinë dhe mundësitë për të mposhtur sëmundjen ndërsa populli ynë ka vullnetin që të zbatojë me përpikëri masat e marra”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne