Presidenti Erdoğan dënon sulmin në sinagogë në SHBA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka dënuar sulmin në sinagogë në Pensilvani të SHBA-ve.

“Dënoj sulmin terrorist kundër sinagogës në Pittsburgh dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave dhe popullit amerikanë”, shkroi presidenti Erdoğan në llogarinë e tij në tëitter.

“Turqia pa mëdyshje dënon të gjitha llojet e terrorizmit në të gjitha pjesët e botës pavarësisht nga synimet e tyre”, shtoi ai.

Mediat lokale raaportuar se një numër i madh i personave janë qëlluar gjatë sulmit, ndërsa raportohet të ketë edhe të vdekur.

Mediumet amerikane raportuan për të paktën katër të vdekur.

Policia tha se sulmuesi i dyshuar është marrë në paraburgim.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne