Presidenti Erdoğan dhe Guterres konfirmojnë forcimin e marrëdhënieve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një takim kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Turqisë dhe OKB-së.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, mësohet se Erdoğan ndodhet në New York të SHBA-ve për të marrë pjesë në sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Presidenti Erdoğan dhe Guterres kanë konfirmuar gjatë takimit vendosmërinë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Turqi-OKB, ku krahas masave të marra në lidhje me rajonin jo-konfliktual në Idlib, çështjes së refugjatëve dhe procesin politik në Siri, kanë diskutuar edhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu burimet kanë vënë në dukje se në takim është theksuar se masat e marra për rajonin jo-konfliktual në Idlib dhe vendosja në zbatim e formimit të komitetit kushtetues janë një hap i rëndësishëm për procesin politik në Siri dhe gjithashtu theksohet se janë kryer konsultime në lidhje me situatën e refugjatëve.

Përveç temave në fjalë në takim është diskutuar edhe për çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

– Erdoğan takon liderët e Iranit, Japonisë dhe Belgjikës

Një ditë para adresimit në Asamblenë e Përgjithshme, Erdoğan në selinë e OKB-së u takua me presidentin iranian Hassan Rouhani ndërsa më pas edhe me kryeministrat e Japonisë dhe Belgjikës, Shinzo Abe dhe Charles Michel.

Tema e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të këtij viti është që të bëjë OKB-në të rëndësishme për të gjithë njerëzit: Udhëheqja globale dhe përgjegjësia e përbashkët për një shoqëri paqësore, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në fund të seancës të Asamblesë së Përgjithshme, Erdoğan do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Berlin.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne