Presidenti Erdogan më 8-9 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hungari

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me ftesë të Presidentit hungarez, Janos Ader më datat 8-9 tetor do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Hungari.

Sipas deklaratës së bërë nga Zyra e Presidencës për Informim, Presidenti Erdogan krahas takimit që do të zhvillojë me Presidentin e Hungarisë, Janos Ader do të ketë takime edhe me Kryetarin e Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover dhe Kryeministrin, Viktor Orban.

Gjatë takimeve do të bisedohet në lidhje me marrëdhëniet mes dy vendeve nga aspekti politik, ushtarak, të sigurisë, industrisë së mbrojtjes, ekonomisë, tregtar, kulturor dhe social.

Gjithashtu në rendin e ditës të bisedimeve do të jenë edhe marrëdhëniet Turqi-BE, migrimi i parregullt dhe lufta kundër terrorizmit si dhe për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare që ndodhen në rendin e ditës të të dyja vendeve.

Vizita në fjalë do të jetë e cilësisë së vullnetit të përbashkët në nivel të lartë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të partneritetit strategjik.

Parashikohet që Presidenti Erdogan gjatë vizitës në Hungari së bashku me Kryeministrin, Viktor Orban të bëjë përurimin e tyrbes së restauruar të Gul Babait në Budapest, të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Hungari dhe të vizitojë edhe varrezat e dëshmorëve të Galicias.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne