Presidenti grek kërcënon Shqipërinë: S’ka BE pa hequr dorë nga çamët

Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heq dorë nga pretendimet për çamët. Ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.

“Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.

Dy vendet në vitet e fundit janë futur në një proces negocimi për disa dosje të reja dhe të vjetra që ende nuk kanë gjetur zgjidhje duke filluar nga ligji i luftës dhe deri te kufiri detar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne