Presidenti i Argjentinës: Struktura shtetërore është “organizatë kriminale”

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, tha se ai e sheh strukturën shtetërore si një “armik” dhe një “organizatë kriminale”. Milei, i cili kishte kontakte zyrtare në Itali dhe Vatikan, mori pjesë në programin Retequattro në kanalin privat italian “Mediaset”.

“Filozofikisht, unë jam një anarko-kapitalist dhe për këtë arsye kam një urrejtje të thellë për shtetin. Mendoj se shteti është një armik, një organizatë kriminale. Metoda e shtetit është vjedhja. Çdo herë që shkon të blesh diçka ai ju vjedh përmes taksave, kështu që shteti ju vjedh çdo ditë”, tha Milei.

Milei gjithashtu i përshkroi politikanët si “më të këqijtë” e shoqërisë. Politikani i ekstremit të djathtë Javier Milei, i cili tërheq vëmendjen me pikëpamjet e tij ultra-liberale, e përkufizoi komunizmin si një “sëmundje mendore” dhe pretendoi se kishte shumë socialistë që donin të ktheheshin në komunizëm dhe se ata ishin “komunistë frikacakë”.

Milei, i cili u zgjodh president i Argjentinës në nëntor 2023, deklaroi së fundmi se ka kuptuar se Papa Françesku, lideri shpirtëror i katolikëve, të cilin ai e ofendoi gjatë periudhës së zgjedhjeve, është personi më i rëndësishëm për të gjithë Argjentinën./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress