Bota

Presidenti i Bolivisë: Amerika po pregatitet për ndërhyrje ushtarake kundër Venezuelës

Presidenti bolivian, Evo Morales, ka deklaruar se SHBA-ja po pregatitet për një ndërhyrje ushtarake në Venezuelë, pas një lufte ekonomike kundër këtij vendi të Amerikës së Jugut, transmeton AA.

“Pasi ka sulmuar ekonomikisht Venezuelën, Donald Trump po përgatit një ndërhyrje ushtarake kundër këtij vendi”, shkroi në llogarinë e tij në twitter Morales.

“Ne zotohemi për të ndaluar dhunën, përndryshe Trump do të jetë përgjegjës për kthimin e vdekjes dhe shkatërrimit që gjithmonë e përcjell luftën”, shtoi ai.

Tensionet u ngritën në Venezuelë kur Juan Guaido, i cili kryeson Asamblenë Kombëtare të Venezuelës, u vetëshpall si president më 23 janar, një veprim i cili u mbështet nga SHBA dhe disa vende të Evropës dhe Amerikës Latine.

Rusia, Turqia, Kina, Irani, Bolivia dhe Meksika kanë shprehur solidaritet me presidentin Maduro.

OPINIONE