Presidenti i Egjiptit Al-Sisi kritikon ashpër punën e OKB-së

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të Kombeve të Bashkuara (OKB),

“Duhet të pranojmë se aktualisht ka shumë mangësi në funksionimin e sistemit ekzistues ndërkombëtar”, tha Al-Sisi, gjatë adresimit të tij në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ai shtoi se OKB ka humbur besimin dhe dinjitetin që ka gëzuar te shumë popuj, sidomos tek ato në rajonet e krizës në botën arabe dhe afrikane.

Bashkë me një thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të rivendosur bisedimet e paqes mes Palestinës dhe Izraelit, Al-Sisi tha se kjo është një nga dëshmitë më të mira, që flet për dështimin e OKB-së për të gjetur një zgjidhje të drejtë për çështjen palestineze

 

Anadolu Agency (AA).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne