Presidenti i Filipineve: Lërini prifterinjtë të martohen, 90% e tyre janë homoseksualë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, njihet për deklaratat e tij të forta. Në daljen e tij të fundit, Duterte ka komentuar homoseksualitetin në radhët e Kishës Katolike.

“Kisha Katolike duhet ta pranojë homoseksualitetin në radhët e klerit”, tha Rodrigo Duterte në sulmin e tij të fundit ndaj Vatikanit, pasi i bëri thirrje popullatës t’i grabisë e madje t’i vrasë peshkopët “që nuk i duhen askujt”.

Në të shkuarën, Duterte ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht nga një prift. Ndërsa të enjten ai kritikoi sërish Kishën Katolike, këtë herë për gjoja shtypjen e tendencave gjerësisht homoseksuale të klerikëve të saj – dhe shtoi se ata “bij k..vash” në Vatikan duhet të shfuqizojnë urdhëresën për beqarinë.

Selia e Shenjtë ka funksionuar mirë për më shumë se një mijë vjet deri në momentin që Kisha vuri në zbatim një politikë të re për beqarinë e klerikëve, në Këshillin e Dytë Lateran, në vitin 1139. Duterte është një mbështetës i hapur martesave gei.

Ai në mënyrë të përsëritur i ka bërë thirrje Kishës që të shfuqizojë ligjin shekullor të kanonizimit, duke sugjeruar se kjo vetëm nxit prirjet homoseksuale mes klerikëve. Muajin e kaluar, Duterte tha se “pothuajse 90 për qind” e priftërinjve katolikë janë homoseksualë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne