Presidenti i Moldavisë flet me lëvdata për Presidentin Erdogan

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon tha se si një aktor i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, Turqia është një aleat i rëndësishëm i Moldavisë.

Presidenti i Moldavisë vlerësoi për agjencinë turke të lajmeve, Anadolli (AA) marrëdhëniet Turqi-Moldavi dhe vizitën e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Moldavi gjatë datave 17-18 tetor.

Ai rikujtoi se pas një kohe të gjatë, për herë të parë, një president i Turqisë zhvilloi një vizitë zyrtare në vendin e tij dhe tha se me Presidentin Erdoan shqyrtuan projektet dypalëshe, çështjet e sigurisë dhe çështjet asnjanëse të Moldavisë.

Ai rikujtoi se si pjesë e vizitës zyrtare të Presidentit Erdoan u nënshkrua një marrëveshje për partneritetin strategjik me Turqisnë dhe shtoi: “Turqia në mënyrë aktive ndihmon dhe investon në Moldavi. Në 20 vitet e fundit, nga ana e Turqisë, vetëm në projektet humanitare, janë investuar 80 milionë dollarë”.

Ai tha se me vizitën e Erdoanit janë hapur disa shkolla në Vendin Autonom të Gagauzëve, janë rregulluar rrugë dhe janë hapur disa qendra kulture dhe gjithashtu me kapitalin dhe pjesëmarrjen turke janë ndërtuar këto struktura në këtë vend dhe në Kishnev.

Ai tha se gjatë vizitës së Presidentit Erdoan u nënshkruan 5 marrëveshje ndërmjet Turqisë dhe Moldavisë dhe ndër to është edhe marrëveshja që përfshin udhëtimin ndërmjet dy vendeve me letra identiteti.

Ai tha se Turqia mbështet Moldavinë në arenën ndërkombëtare dhe shtoi: ”Vizita e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan tregoi se si një aktor i fuqishëm në arenën ndërkombëtare, Turqia është një aleat i rëndësishëm i Moldavisë”.

Igor Dodon tha se vlerësojnë shumë vizitën e Erdoanit në Turqi dhe shtoi: “Presidenti Erdoan është një person i hapur, një lider i fuqishëm dhe një personalitet politik në nivel botëror”.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne