Presidenti i Serbisë: Ukraina do të humbasë besimin e Beogradit nëse e njeh pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Serbisë thotë se nëse Kievi njeh pavarësinë e Kosovës, do të zhbëjë gjithçka që ka bërë me Beogradin.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, presidenti serb Aleksandar Vuçiç theksoi se nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës, ajo do të humbasë gjithçka që ka ndërtuar në raport me Beogradin, përfshirë besimin e ndërsjellë politik.

Në një konferencë për shtyp rreth vendimit të mundshëm të Kievit për të njohur Kosovën, Vuçiq tha: Ne e konsiderojmë Ukrainën mikeshën tonë.  Ne kurrë nuk kemi pasur ndonjë luftë apo problem me Ukrainën dhe shpresoj se nuk do të kemi kurrë. Ai shtoi: Por imagjinoni që Ukraina ta njohë Kosovën. Në këtë rast, ajo do të humbasë besimin politik.

Në këtë rast, si mundet Volodimir Zelenski (Presidenti i Ukrainës) të pretendojë se respekton ligjet ndërkombëtare? Është e pamundur që ai të mundet.  Kosova, shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në shkurt 2008 dhe tani po kërkon t’i bashkohet disa organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë UNESCO-n dhe Interpolin.   Megjithatë, më shumë se 60 vende, duke përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë dhe pesë anëtarë të Bashkimit Evropian, kanë refuzuar me forcë të njohin pavarësinë e Kosovës./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne