Presidenti palestinez përgëzon Erdoğan-in për zbulimin e gazit natyror në Detin e Zi

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bisedoi përmes telefonit me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas.

Siç bëri të ditur kabineti i presidentit turk, Erdogan dhe Abbas biseduan rreth marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimeve në rajon.

Presidenti Erdogan gjithashtu përsëriti mbështetjen e Turqisë për luftën e drejtë të Palestinës.

Abbas përgëzoi Erdogan-in për zbulimin turk të gazit natyror në Detin e Zi, duke thënë se çdo sukses i Turqisë është edhe sukses i Palestinës.

Kërkimet e anijes “Fatih” të Turqisë rezultuan me zbilimin e rezervave të gazit natyrorë në Detin e Zi të në sasi prej së paku 320 miliardë metrash kub.

Rezervat e gazit u gjetën në zonën ekskluzive ekonomike të Turqisë, diku rreth 170 kilometra nga brigjet turke./AS

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne