Presidenti Putin sfidon të ftohtin, zhytet në ujë të akullt për ritualin tradicional ortodoks (VIDEO)

Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë i bënë ballë temperaturave të ulta të dimrit për t’u larë në ujërat e ftohta me akull që të festonin festën e krishterë ortodokse të Epifanisë, pagëzimin e Jezu Krishtit.

Vladimir Putin, i njohur për dashurinë e tij për aktivitetet në natyrë dhe angazhimin që ka ndaj besimit të krishterë, shkoi në Liqenin Seliger në veri të Moskës në mbrëmjen e 18-19 janarit, për të marrë pjesë në larjen vjetore në ujërat e akullta në Ditën e Epifanisë, për të përkujtuar pagëzimin e Jezu Krishti në lumin Jordan që ndodhi më shumë se dy mijë vjet më parë.

Presidenti rus u pa të nisej drejt ujit i veshur me një pallto leshi. Ai përshëndeti gazetarët dhe i pyeti nëse ndjenin të ftohtë. Më pas u zhvesh dhe u fut të lahej në ujërat e ftohta të liqenit në prezencën e klerit rus.

“Dua ta ripërsëris: kjo nuk është përvoja e parë e Vladimir Putinit. Ai çdo vit ka marrë pjesë në këtë larje,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

Mijëra njerëz në të gjithë Rusinë sfiduan temperaturat e ulta dhe ngricat e dimrit për t’u larë në lumenj dhe liqene të ftohta akull, duke festuar festën e krishterë ortodokse të Epifanisë, pagëzimin e Jezu Krishtit./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne