Presidenti Thaçi: Nuk do të lejoj një “republikë serbe” në Kosovë

Presidenti kosovar Hashim Thaçi thotë se nuk do të lejojë krijimin e një Republike Serbe në Kosovë nën modelin e asaj në Bosnje. Në një intervistë për të përditshmen Danas, kreu i shtetit kosovar shpjegon se propozimi i tij për rishikimin e kufijve synon të vendosë një herë e mirë paqen mes Kosovës dhe Serbisë dhe të hapë rrugën e vendit për integrim në NATO dhe Bashkimin Europian.

“Qëllimi im nuk është ndarja e Kosovës mbi baza etnike, por edhe as që të krijohet një tjetër republikë serbe në territorin tonë, Zoti na ruajt. Qëllimi im është të përcaktojmë një kufi 400 kilometra të gjatë, një proces që kërkon zgjidhje kreative që do të sigurojë paqe tani dhe në të ardhmen”.

Planin për demarkacionin e kufirit me Serbinë, Thaçi e konsideron si zgjidhje realiste.

“Nëse ka vullnet mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, do të gjejmë një mënyrë për të bërë të mundur q njerëzit në këto rajone kufitare të ndjejnë një të ardhme të sigurtë, që garanton zhvillimin e tyre ekonomik e politik. Kush do të investojë në vendin tonë, nëse ne kemi një çështje të hapura kufitare, e cila zgjat për dekada të tëra”?

Në një intervistë të mëhershme për agjencinë e lajmeve Reuters, Thaçi tha se planin për rishikimin e kufijve do t’ia paraqesë homologut të tij serb Vuçiç në takimin e Shtatorit në Bruksel.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne