Presidenti Trump kërcënoi ushtarakët që qëndrojnë pranë Maduros

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump kërcënoi pjesëtarët e ushtrisë së Venezuelës, që vazhdojnë të mbështesin Kryetarin e Shtetit, Nicolas Maduro dhe tha: “Të ardhmen e tyre, jetën dhe të ardhmen e Venezuelës e vënë në rrezik për një njeri që kontrollohet dhe mbrohet nga ushtria e Kubës”.

Trump u takua me amerikanët venezuelas që jetojnë në Florida.

Në fjalimin e rastit, ai ripërsëriti kryesisht tezën amerikane se lideri legjitim i Venezuelës nuk është Maduro por Juan Guaido, i cili e shpalli veten kryetar shteti i përkohshëm.

“Jemi pranë Juan Guaidos dhe popullit të Venezuelës. Tashmë jo vetëm në Venezuelë, por edhe në Nikaragua dhe Kubë, socializmi dhe komunizmi i ka ditët e numëruara” u shpreh Trump duke përsëritur disa herë se “Amerika nuk do të bëhet kurrë një vend komunist”.

Për herë të parë ai përdori shprehje të mprehta ndaj ushtrisë venezuelase, që qëndron pranë Maduros dhe në mënyrë të mbuluar (indirekte) kërcënoi kryesuesit e lartë të ushtrisë.

“Të ardhmen e tyre, jetën dhe të ardhmen e Venezuelës e vënë në rrezik për një njeri që kontrollohet dhe mbrohet nga ushtria e Kubës. Nëse zgjidhni të mbështesni Maduron nuk do të gjeni një vend të sigurt për t’u strehuar dhe një rrugë të lehtë për të dalë. Do të humbni gjithçka” tha Trump.

Ai vlerësoi se për Venezuelën kërkojnë një epokë të fuqisë paqësore dhe së bashku me këtë janë shtruar në tryezë të gjitha alternativat.

Në fjalimin e tij, Trump u shpreh edhe për vendet e tjera të Amerikës Latine dhe duke nënkuptuar se këto vende mund të jetojnë procese të ngjashme me ato që jeton Venezuela, ai tha: “Në Venezuelë dhe përgjatë gjithë hemisferës perëndimore socializmi po vdes dhe liria, mirëqenia dhe demokracia po lind përsëri”.

Presidenti i Amerikës kritikoi ashpër udhëheqjen e Maduros, që nuk lejoi hyrjen e ndihmave humanitare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Venezuelë dhe ngarkoi me përgjegjësi Maduron për skamjen në këtë vend./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne