Presidenti Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan krah për krah në përfundimin e ndërtimit të pjesës nënujore të gazsjellësit ruso-turk (foto)

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyip Erdogan morën pjesë dje në një ceremoni në Stamboll me rastin e përfundimit të ndërtimit të pjesës nënujore të gazsjellësit “Rrjedha Turke”.

Tubacioni në fjalë përbëhet nga dy linja me gjatësi prej 930 km secila dhe kalon në më shumë se 2 metra thellësi të Detit të Zi. Njëra linjë do të shfrytëzohet për të çuar gazin rus në pjesën perëndimore të Turqisë, ndërsa linja tjetër ka mundësi të kalojë nëpërmjet territorit turk deri tek vendet e Evropës jugore dhe jug-lindore. Kapaciteti i tubacionit pritet të jetë 31 miliardë metra kub gaz natyror në vit. Furnizimet e para duhet të fillojnë deri në fund të vitit 2019.

“Jemi të pranishëm në një ngjarje shumë të rëndësishme, e cila dëshmon qartë për partneritetin efikas midis dy vendeve tona në zbatimin e projekteve komplekse dhe ambicioze”, theksoi në fjalën e tij Presidenti Putin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne