Prezantuesja e parë e SHBA-së me mbulesë

27 vjecarja Tahera Rahman e cila filloi të prezantoj lajmet në një kanal vendor që transmetohet në Illinois dhe Lowa të SHBA-së, u regjistrua si prezantuesja e parë me mbulesë në vend.

Kanali vendor televiziv, WHBF i cili transmetohet në Illinois të SHBA-së, pranoi prezantuesen e parë me mbulesë në vend.

U raportua se nëna e Rahman, e cili shërbeu si producente e lajmeve në të njëjtin kanal për më shumë se dy vjet, është nga India, babai nga Pakistani, ndërsa Rahman ka lindur në afërsi të Çikagos.

Drejtori i lajmeve i kanalit deklaroi se Rahman e cila bëri transmetimin e saj të parë të drejtpërdrejtë më 8 shkurt, ishte jashtëzakonisht e suksesshme dhe se nuk kishe menduar kurr që t’i kërkoj asaj t’a heq shaminë.

Rahman, e diplomuar në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Çikagos, Loyola, gjithashtu shprehet se i pëlqen të punojë në media dhe dëshiron që si muslimane, të jetë shumë e suksesshme në punën e saj.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne