Prifti malazez në Shkodër: Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë

Pakica serbe dhe malazeze kanë festuar Krishtlindjet në kishën e Vrakës në Shkodër. Prifti malazez i Kishës Ortodokse, Radomir Nikçeviç, kremtoi meshën e shenjtë përpara besimtarëve të pranishëm.

Pas meshës, Nikçeviç deklaroi para mediave se vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për minoritetet.

I pyetur për qëndrimin e Kishës Ortodokse në Malin e Zi, Nikçeviç, figurë e rëndësishme e kësaj kishe, u shpreh se “Kosova është një vend i shenjtë i Serbisë”.

Kleriku shtoi se në Kosove Serbia ka shumë Kisha dhe vende të shenjta. Nikçeviç deklaroi gjithashtu qartazi se “Kosova është Serbi”, ndërsa bëri thirrje për të jetuar në harmoni duke qenë se Ballkani është një vend i bekuar nga Zoti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne