Princi i kurorës saudite, nuk jam fukara si Gandi dhe Mandela

Princi saudit Mohammed bin Salman i është përgjigjur shumë pyetjeve duke filluar nga roli i Islamit, të drejtat e grave, arrestimin e dhjetëra princave dhe për pasurinë e tij.

 

Gjatë një interviste dhënë emisionit televiziv “60 minutes” që transmetohet në televizionin CNBC, ai ka pranuar se është i vetëdijshëm që në Arabinë Saudite shumë gjëra u janë ndaluar grave siç janë: shkuarja në kinema, teatër si dhe mohimi që të dëgjojnë muzikë.

 

Ndërsa ka folur për reformat që po ndërmerr në vendin e tij, ai ësht shprehur edhe për kritikat për shpenximet marramendëse që bën.

 

Ai ka blerë super-jahtin që kap vlerën e 500 milionë dollarëve, “pallatin francez” për 300 milionë dollarë dhe një pikturë për 450 milionë dollarë.

 

“Nuk jam i varfër. Nuk jam Mahatma Gandi e as Nelson Mandela”, ka thënë ai.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne