Princi i kurorës Sheikh Meshaal, emir i ri i Kuvajtit

Emiri i Kuvajtit Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah ka ndërruar jetë sot në moshën 86-vjeçare. Sheikh Mohammad Abdullah Al-Mubarak Al-Sabah, ministri i Çështjeve të Oborrit Mbretëror (Emiri Diwan), tha se Al-Sabah, 86 vjeç, u pranua në spital këtë mëngjes për shkak të problemeve shëndetësore urgjente për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe mori trajtimin e nevojshëm, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KUNA.

Sipas KUNA-s, emiri u shtrua në spital muajin e kaluar për një “çështje shëndetësore urgjente” dhe gjendja e tij u deklarua të jetë e qëndrueshme në atë kohë.

Kush është Sheikh Nawaf al-Ahmad al-Jaber al-Sabah

Pasi shërbeu si princ i kurorës për 14 vjet, Sheikh Nawaf u bë sundimtar i Kuvajtit pas vdekjes së vëllait dhe paraardhësit të tij, Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, më 29 shtator 2020. Sheikh Nawaf, i cili sundoi vendin për më shumë se tre vjet, lindi në Kuvajt më 25 qershor 1937. Ai shërbeu si guvernator i qytetit Hawally, në jug të kryeqytetit Kuvajt, në vitin 1962.

Ai mori detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme midis viteve 1978-1988 dhe e ushtroi këtë detyrë për një mandat të dytë midis viteve 2003-2006. Në vitin 1988, ai shërbeu si ministër i Mbrojtjes. Sheikh Nawaf gjithashtu shërbeu si ministër i Çështjeve Sociale dhe i Punës në qeverinë e parë të Kuvajtit të krijuar në prill 1991 pas luftës çlirimtare të Kuvajtit kundër Irakut.

Ai është përshkruar si babai shpirtëror i forcave të sigurisë në Kuvajt. Sheikh Nawaf, djali i gjashtë i Emirit Al-Ahmad al-Jaber al-Mubarak al-Sabah, i cili mbretëroi në Kuvajt për 29 vjet nga viti 1921 deri në 1950, ka katër djem dhe një vajzë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne