Princi Muhamed Bin Salman e quan Turqinë, Iranin dhe Katarin “trekëndëshin e djallit”, ragojnë të zemëruar përdoruesit turq të mediave sociale

Vërejtjet e bëra nga princi saudit i kurorës Muhammad bin Salman, të cituara nga gazetari egjiptian Lamis Elhadidy, shkaktuan zemërim të madh tek përdoruesit turq në mediat sociale të martën vonë.

Sipas Elhadidit, trashëgimtari saudit gjatë vizites së tij ne Egjipt e quajti Turqinë, Iranin dhe Katarin si “trekëndëshin e djallit”.

Pas reagimit të ashpër të përdoruesve të mediave sociale në Turqi, kryesisht në Twitter dhe në Facebook, Ambasada e Arabisë Saudite në Ankara lëshoi ​​një deklaratë që i hidhte poshtë pohimet e Elhadidit.

“U pretendua se princi i Kurorës Saudite e kishte përshkruar Turqinë me fjalët ‘disa fuqi të liga në rajon’. Ne duam të theksojmë se këto ‘fuqi të këqija’ janë Vëllazëria Myslimane dhe grupe radikale,” thuhej në deklaratë.

Trashëgimtari saudit ndodhet në Egjipt në një vizitë zyrtare. Pas një takimi zyrtar me presidentin Abdel Fettah al-Sissi, i cili përmbysi presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Mohammed Morsi me një grusht shteti të përgjakshëm në vitin 2013, princi Salman gjithashtu vizitoi Kishën Kopte në përputhje me politikën e re të Mbretërisë, “Islam i moderuar dhe i hapur”.

Princi kontravers i kurorës Salman është akuzuar për shkrirjen e kabinetit saudit dhe largimin e zyrtarëve nga administrata e Arabisë Saudite me qëllim sigurimin e pozitën së tij. Sauditët kanë qenë gjithashtu në marrëdhënie të ngushta me Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin. Ky aks vendesh eshtë pozicionuar kundër Katarit dhe e akuzon Dohën për mbështetje të terrorizmit. Raportimet flasin gjithashtu edhe për lidhje të ngushta midis princit të kurorës dhe autoriteteve izraelite, lëvizje që janë përkthyer si ndihmë për të siguruar një aleancë rajonale kundër Iranit. Zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bërë gjithashtu vërejtje të ndyshme kundër Turqisë./dailysabah/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne