Princi Salman: Mbështetja financiare e vehabizmit u bë me kërkesën e Perëndimit

Princi i Kurorës Mohammed bin Salman i Arabise Saudite deklaroi  se qeveritë e njëpasnjëshme saudite kanë punuar në një rrugë të gabuar.

Në përgjigje të një pyetje për “Washington Post”, në lidhje me vehabizmin dhe akuzat për terrorizëm, ai pranoi para mediave se mbështetja financiare e vehabizmit, duke filluar që me luftën në Afganistan, ishte realizuar për shkak të kërkesave të vetë perëndimit. Princi Salman tha se investimi në xhamia dhe shkolla daton që prej Luftës së Ftohtë, kohë në të cilën aleatët perëndimorë i kërkonin ndihmë sauditëve që të përdornin forcën dhe influencën e tyre për të ndaluar ndikimin e Bashkimit Sovjetik mbi vendet islame, tha ai.

Financimi i sotëm vjen kryesisht nga institucionet vendore, jo nga qeveria.

Disa ditë më parë Princi Salman tha në një intervistë për CBS, “Nuk ka dispozita ligjore për gratë që të veshin vetëm abaya dhe veshje të zeza”.  Ai theksoi gjithashtu se lideri i al-Kaidës, Osama bin Laden, krijoi një çarje mes Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.

“Ne ishim një popull normal që po zhvillohej si çdo vend tjetër deri në momentin e ngjarjeve të vitit 1979”, tha ai duke iu referuar sulmit në Shtëpinë e Shenjtë nga grupi Jahman al-Otaibi.

Princi i Kurorës, i cili mbërriti në Shtetet e Bashkuara të martën për një vizitë zyrtare dyjavore, premtoi gjithashtu se “Vëllazëria Myslimane do të fshihet nga tekstet shkollore ​​brenda një kohë të shkurtër”./aljazeera/Gazeta Impakt

https://www-aljazeera-net.cdn.ampproject.org/c/www.aljazeera.net/amp/news/arabic

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne