Princi saudit kundërshton tërheqjen e trupave të ShBA-ve nga Siria

Një anëtar i lartë i familjes mbretërore në Arabinë Saudite, ka ngritur shqetësime në lidhje me tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Sipas BBC Princi Turki al-Faisal e ka merakun tek forcimi i Iranit dhe Rusisë si dhe sundimi i Presidentit Bashar al-Assad. Princi Faisal ka folur para vizitës së Sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, në Riad.

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur në dhjetor se ka ardhur koha që ShBA-të t’i tërheqin trupat ushtarake nga Siria.

Pompeo po zhvillon një turne në Lindjen e Mesme, dhe tashmë ka vizituar Irakun, Jordaninë, Egjiptin dhe Behranin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne