Prisheni bllokun e vjetër: Kërcënimet e Trump në OKB të njëjta si ato të paraardhësve të tij

Fjalët e një presidenti Amerikan nuk duhet të merren lehtë, pasi ato mund të ndiqen nga veprime që kanë pasoja të gjera, sikurse deklaratat e Barak Obamës mbi Libinë dhe Sirinë dhe fjalimin e famshëm të Xhorxh W. Bush mbi “Boshtin e së Keqes”.

Duke e quajtur udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un “Njeriu i raketave në misionin vetëvrasës”, Presidenti i SHBA Donald Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë zgjidhje tjetër përveçse të “shkatërrojnë totalisht” Korenë e Veriut nese ajo sulmon SHBA-në apo aleatët e saj.

Për Iranin Trumpi kishte këtë mesazh: “Ne nuk mund të lejojmë që një regjim vrastar të vazhdojë këto aktivitete destabilizuese”, tha ai duke cituar mbështetjen e Teheranit për Hezbollahun, qeverinë siriane, si dhe për Huthët Shitë në luftën civile të Jemenit.

Trump bëri thirrje gjithashtu për “rivendosjen e plotë të demokracisë dhe lirive politike në Venezuelë”, duke thënë se SHBA do të bëjë gjithçka për të ndihmuar popullin e këtij vendi “që të rifitojë lirinë e tij, të rikuperojë vendin dhe të rivendosë demokracinë e tij”.

Bota ende nuk ka parë se cilat veprime do të ndjekin deklaratat e Presidentit Trump. Megjithatë, pasojat e deklaratave të paraardhësve të tij tashmë janë përjetuar.

Gadaffi dhe Assad ‘duhet të shkojnë’ – Obama

Në mars 2011, Presidenti Barak Obama tha se udhëheqësi libian kolonel Muamar Gadafi duhet të “heq dorë nga pushteti dhe të largohet” menjëherë, pasi Gadafi kërcënoi të godiste rebelët në Bengazi.

Me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që i dha NATO-s mandatin për të krijuar një zonë ndalim fluturimi për të mbrojtur civilët libianë, SHBA-të morën një hap më shumë duke ndihmuar në vrasjen e Gedafit. Disa muaj më vonë, Obama raportoi sukses në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Dyzet e dy vjet tirani u mbyllën për gjashtë muaj. Nga Tripoli në Misurata dhe deri në Bengazi – Libia sot është e lirë. “Megjithatë, Libia për vitet që do të vinin do të zhytej në kaos, pasi fiset rivale dhe fraksionet luftonin njëri-tjetrin dhe pikërisht për këtë terroristët fituan mjaft terren. Në vitin 2016, Obama per sa i perket dështimit me pasoja nga plani i largimit të Gadafit , e quajti atë gabimin më të madh të presidencës së tij.

Duke folur për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në vitin 2012, Obama tha se “regjimi i Bashar Assadit [në Siri] duhet të përfundojë.” Zyrtarët e administratës Obama e kanë theksuar këtë pozicion shumë herë, ndërkohë që jepnin mbështetjen e Uashingtonit për rebelët që luftonin qeverinë Siriane.

Fraksionet ekstremiste u bënë një forcë dominuese midis rebelëve dhe administrata e Obamës në mënyrë të përsëritur dështoi të ndante të ashtuquajturat opozita të moderuara nga grupet terroriste, pavarësisht shumë premtimeve për ta bërë këtë. Gjatë presidencës së tij, grupi terrorist i Shtetit Islamik i njohur si ISIS arriti të kapë territore shumë të mëdha në Siri dhe Irak.

‘Boshti i së keqes’ – Bush

Në fjalimin e tij të vitit 2002 në Unionin e shteteve, George W. Bush tha se Koreja e Veriut, Irani dhe Iraku përbënin “një bosht të së keqes, që armatosen për të kërcënuar paqen e botës”.

“Disa prej këtyre regjimeve kanë qenë mjaft të qetë që nga 11 shtatori, por ne e dimë natyrën e tyre të vërtetë,” tha Bush, duke iu referuar sulmeve terroriste të vitit 2001 kundër Shteteve të Bashkuara një vit më parë.

Menjëherë pas fjalimit, SHBA-të pushtuan Irakun, duke pretenduar se kishte armë të shkatërrimit në masë. Armët nuk u gjetën kurrë. Rreth gjysmë milioni irakianë vdiqën nga lufta që pasoi pushtimin, sipas një studimi të vitit 2013.

Koreja e Veriut, e cila kishte pezulluar programin e saj bërthamor në vitet 90 në këmbim të ndihmës ndërkombëtare, e rifilloi atë me një vrull të ri. Irani gjithashtu dha njoftimin, se po planifikonte mbrojtjen kundër një sulmi të mundshëm nga SHBA.

Pushtimi i Irakut dhe lufta sektare që pasoi i dhanë Al-Kaidës në Irak ngritje të madhe, e cila në vitin 2014 u deklarua si Shteti Islamik./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne