Pritën gjithë natën në kufi, qytetarët e bllokuar në Kapshticë kalojnë drejt Greqisë. Sërish radhë emigrantësh e mjetesh

Pas shumë orësh pritje emigrantët shqiptarë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, kanë kaluar në anën tjetër të kufirit së bashku me një pjesë të qytetarëve të mbërritur orët e para të mëngjesit të sotëm, duke plotësuar sërish kuotën e 300 personave.

Siç raporton News 24 duke qenë se kuota u plotësua, qytetarë të tjerë vijojnë të qëndrojë të bllokuar në këtë pikë të kalimit, ndërsa është krijuar dhe radhë e gjata automjetesh.

Po ashtu mësohet se policia ka ngritur dy postblloqe në aksin që të çon drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne