Prodhuesit, thirrje qeverisë: Të sqarojë masat ndaluese dhe të lehtësojë biznesin

Bizneset prodhuese i kërkojnë qeverisë të qartësojë urgjentisht kushtet ligjore me të cilat duhet të punojnë në rrethanat e jashtëzakonshme që ka krijuar epidemia e koronavirusit .

‘’Janë masat që ne duhet të marrim brenda në fabrika, brenda në aktivitetet tona prodhuese dhe kush janë masat që nga pranimi, hyrja dhe kalimi i punonjësve ne vendet e tyre të punës, edhe mënyra se si ne do ë kemi vendosjen e punonjësve brenda në fabrikë. Ka fabrika të cilat e kanë linjën e prodhimit të përcaktuar nga prodhuesi i linjës dhe nuk mund të krijojnë distanca mes punonjësve., pra kush mund të jenë masat, si do higjenizohet, sa herë do higjenizohet, a do te ketë një procesverbal kur të higjenizohet sepse nesër do te vijë një kontroll dhe do ta kontrollojë. Pra ka nevojë për disa rregullime’’, shprehet Arben Shkodra.

Sipas Bashkimit të prodhuesve humbjet në ekonomi nga kriza e epidemisë do të jenë të mëdha. Ndaj qeveria duhet të ndërhyjë urgjentisht për të lehtësuar biznesin duke filluar nga shtyrja e pagesës se taksave.

‘’Kemi procedura për të kryer me shtetin. Fillojmë qe nga deklarimet mujore dhe nuk janë vetëm deklarimet e tvsh-së, sigurimeve por ka dhe deklarime të tjera. Që të gjitha që ditën që ka hyrë karantinimi në fuqi duhet të shtyhen për një periudhë te njëjtë deri një periudhë po të njëjtë pas daljes nga karantinimi’’.

Paralelisht bizneset kërkojn ëedhe rillogaritjen e tatim fitimit, i cili parapaguhet në baze te xhiros se vitit të kaluar.

‘’Përveç shtyrjes ka ardhur momenti për të rikalkuluar tatim fitimi për kompanitë të cilat kanë detyrimin për ta paguar muaj për muajin. Është bazuar mbi xhiron e mëparshme por kjo xhiro këtë vit unë nuk besoj qe do ketë nje rritje. Do ketë patjetër rënie kështu qe rikalkulimi i tatim fitimit përveç shtyrjes do të ishte shumë mirë. Natyrisht qe duhet të ketë lehtësi në dogana për sa i përket pagimit të tvsh-se. Ne blejmë lëndë të parë blejmë produkte të gatshme dhe jemi te detyruar që sipas ligjit shqiptar të paguajmë tvsh në doganë menjëherë dhe pastaj ta rimbursoje kur shesim. Ndoshta duhet parë një variant tjetër që tvsh për lëndët e para te paguhet vetëm pasi te jetë shitur’’.

Ndërkohë që sfida më e madhe mbetet ajo e rrogave të punonjësve të bizneseve të cilat kanë mbyllur punën për shkak te karantinës. Sipërmarrësit kërkojnë që edhe shteti të japë kontribut për të mbajtur këta punonjës me rroga.

‘’Se pari 1 një regullim për sa i përket marrëdhënies për ato qe i kane mbyllur. Dy, pse jo te ketë një pagese mbi pagën ose ne page e dhënë nga shteti dhe mund te jete ne masën duke filluar qe nga paga minimale dhe deri ne një mase te caktuar, te cilën shteti e gjykon sipas dhe buxhetit qe ka. Tre sigurimet shoqërore jo vetëm qe te shtyhen, por pjesa e punëdhënësit te paguhet nga shtetit ose mos ti kërkohen dhe TAP-i te jete i përjashtuar. Këto flasim për kompanitë qe janë mbyllur’’.

Sipas sipërmarrësve në kushtet e reja që ka krijuar epidemia, qeveria duhet të shikojë modelin e masave që ka ndërmarrë shteti italian për ti ardhur në ndihmë ekonomisë dhe bizneseve./Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne