Bota

Prokurori Mueller: Nuk ka prova për bashkëpunimin e Trumpit me rusët

Sekretari amerikan i Drejtësisë, William Barr deklaroi se Prokurori Special, Robert Mueller gjatë hetimit të zhvilluar në lidhje rastin e ndërhyrjes së Rusisë në presidencialet arriti në përfundim se “nuk janë gjetur provat që Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ose ndonjëri prej ekipit të tij elektoral ka patur ndonjë bashkëpunim sekret me rusët gjatë zgjedhjeve presidenciale”.

Sekretari Barr në prononcimin e bërë gjatë konferencës për shtyp në lidhje me raportin e Prokurorit Mueller tha se “Qeveria ruse tentoi të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale, por, – sipas raportit të Prokurorit Mueller – rusët nuk arritën të zhvillojnë ndonjë bashkëpunim sekret me Trumpin ose me ndonjërin prej ekipit të tij elektoral”.

Sekretari Barr gjithashtu tha se ai nuk pajtohet me deklaratat e Prokurorit Mueller që “Trump bëri përpjekje për të penguar drejtësinë”, ndërsa shtoi se ky proces është zhvilluar në mënyrë mjaftë transparente dhe me sensibilitet dhe se nuk kanë patur asnjë presion nga Shtëpia e Bardhë.

Barr tha se në fund të këtij hetimi Trump doli i pafajshëm, ndërsa bëri të ditur se Presidenti i ShBA-së ka qenë i ekspozuar ndaj një situata “të paparashikueshme” dhe se atmosfera e krijuar në media ka qenë kundër tij.

“Gjatë akuzave personale ndaj Presidentit në media u jetua një proces i fort i spekulimeve, por ashtu si u deklarua edhe vet Presidenti qysh në fillim, ai nuk ka patur ndonjë bashkëpunim sekret me rusët”, bëri të ditur Barr.

Duke vënë në dukje se versionin për publik të raportit në fjalë do t’i dërgojnë Kongresit, Sekretari Barr tha se pas dorëzimit të raportit ai do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë.

Pak pas konferencës për shtyp të Sekretarit Barr, Presidenti i ShBA-së, Donald Trump u prononcua në interes të gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, ku tha se “Sot po e kalojë një ditë shumë të mirë”.

“Kurrë nuk kam patur bashkëpunim sekret me rusët. Kjo nuk duhet t’i ndodhë ndonjë presidenti tjetër”, deklaroi Trump.

Në anën tjetër Presidenti i ShBA-së në llogarinë e tij në Twitter postoi një mesazh duke aluduar në telenovelën amerikane “Game of Thrones” me fjalët: “Mori fund loja: Nuk ka bashkëpunim sekret dhe nuk ka pengim të drejtësisë”.

Ky postim i Trumpit brenda një kohe të shkurtë u bë tema më e diskutuar në median sociale./ trt

OPINIONE