Protesta e Astirit “merr kokën” e parë

Duket se protesta e banorëve të zonës së Astirit ku parashikohet ndërtimimi i një segmenti të Unazës së Madhe, ka bërë kurbanin e parë.

Burime nga Kryeministria bëjnë me dije për ResPublica se tri ditë më parë ka dhënë dorëheqjen Briseida Baraj, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t, zona e Veriut.

Është drejtoria që përgjigjet për pjesën ku po zhvillohen protestat dhe në të aktualisht është emëruar Ervin Bushi nga Drejtoria Rajonale e Fierit. Burimet saktësojnë se arsye për largimin është pikërisht situata e krijuar në zonën e Astirit për të cilën ALUIZNI nuk ka dalë ende me vendim ndonëse dosjet i ka bërë gati.

Po kështu edhe projekti i rrugës, që mbrohet nga Bashkia e Tiranës nuk është miratuar në KKRT.  Përballja mesa duket zhvillohet mbi një situatë hipotetike ndërkohë që vetë agjencitë qeveritare nuk kanë përcjellë aktet formale ndaj banorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne